Transmetuar më 11-07-2018, 16:16

Një mjeke gjinekologe bullgare me emrin Emiliya Kovacheva, në prill të vitit 2015, rrahu egërsisht një foshnjë vetëm katër ditëshe, në një spital në Sofje, për shkak se qante shumë dhe nuk i linte të vegjlit e tjerë që të flinin.

Kur kanë kaluar tre vjet, është zbuluar se vogëlushja Nikol Dimitrova, ka zhvilluar një formë të rëndë epilepsie, për shkak të goditjeve të pësuara.

Ndonëse u dënua shtatorin e kaluar me 18 vite burg, gruaja arriti të dalë me arrest shtëpie, në mënyrë që të kujdeset për dy fëmijët e saj dhe prindërit e sëmurë.

Por tashmë pozita e saj është rënduar, për shkak se familja e vogëlushes, ka bërë një tjetër kallëzim ndaj saj, pas zbulimit të sëmundjes së vogëlushes.

Në 18 prill të vitit 2015, Emilya, humbi toruan, për shkak se kishte 24 orë në punë dhe e qara e vogëlushes Nikol e acaroi.

E stresuar dhe e lodhur, pasi nuk arrinte që ta qetësonte, e goditi me shpulla dhe grushta foshnjën, deri sa i shkaktoi mpiksje gjaku në kokë, dhe sipas mjekëve vetëm një mrekulli mund ta shpëtonte.

Kamerat e sigurisë filmuan gjithë skenën dhe Emiliya u arrestua dhe dënua.

Kur dukej se çështja ishte mbyllur, nisën të shfaqen pasojat te Nikol pas dhunës së pësuar, shkruan noa.al.

Ajo shfaqi një forme të rëndë epilepsie, që sipas mjekëve është pasojë e dhunës së egër të mjekëve, çka ka bërë që hetimet ndaj mjekes të hapen sërish. /a.y/noa.al