Transmetuar më 11-07-2018, 15:15

Një djalë i ri është marrë peng në mes të ditës në Divjakë, për disa orë.

Si të dyshuar për ngjarjen Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për të dyshuarin A.B., 19 vjeç, banues në Divjakë, i cili është shpallur në kërkim.

I riu akuzohet se gjatë ditës së djeshme, e martë, së bashku me persona të tjerë ende të paidentifikuar, i kanë hequr lirinë për rreth 3 orë dhe kanë ushtruar dhunë ndaj D.Gj., 25 vjeç, banues në Divjakë.

Ka qenë i dëmtuari i cili pasi është lënë i lirë ka shkuar në polici për të bërë denoncim.

Aktualisht po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe zbardhjen e plotë të saj.

Për shkak se çështja është ende nën hetim, nuk bëhen detaje të mëtejshme, lidhur me këtë ngjarje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese