Transmetuar më 11-07-2018, 14:30

Krerët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, bën kallëzim penal në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për Kryeministrin Edi Rama.

Kallëzimi ndaj tyre u bë ditën e sotme nën pretendimin se kreu i qeverisë ka fshehur të vërtetës, sa i takon audiopërgjimit të publikuar, ku pretendohet se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, shfaqet në një bisedë për trafik droge.

Spaho kërkoi që Rama të bëjë publike ekspertizën e bërë ndaj përgjimit.

Spaho tha se kërkohet hetim ndaj Ramës, për pengim të së vëertetës, pasi nuk ka dorëzuar provën e ekspertimit në një nga laboratorët më të mirë të botës.

Ndërkohë Vasili deklaroi se prokuroria, nuk ka përfunduar ende ekspertimin, ndërkohë që Rama deklaroi se e kishte atë.

“Ky kallëzim sot vë përpara opinionit publik që në Shqipëri funksionojnë dy prokurori, kjo prokurori ku kemi ardhur sot të bëjmë kallëzimin penal dhe prokurorinë e kryeministrit që ka bërë hetimin, ka bërë ekspertizë, ka nxjerrë edhe rezultate që i ka bërë publike, dhe mbi bazën e të cilave mban në këmbë qeverinë e tij”, deklaroi Vasili.

Ai tha se Rama e ka thënë qartë se ekspertiza u bë, rezultati u mor dhe se ishte e manipuluar dhe për këtë arsye ministri i Brendshëm duhet të vijojë detyrën. /a.y/noa.al    Kallezim Penal ndaj Rames by Anonymous HEo0Kq on Scribd