Transmetuar më 11-07-2018, 14:16

Autori i dyshuar i cili tmerroi pushuesit, fundjavën që lamë pas në diskon “Havana” në Dhërmi, ka marrë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Vlorës.

Emiljano Nina akuzohet për mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe prishje të qetësisë publike.

Në seancën e ditës së sotme për masën e sigurisë, prokuror i çështjes ishte  Kledjan Ilaho dhe gjyqtar Hektor Sinanaj.

Ngjarja e cila terrorizoi pushuesit u shënua këtë të të shtunë, ku Nina qëlloi në ajër me pistolete katër herë.

Sipas informacioneve nga policia behët më dijë se 23-vjeçari, kishte pasur konflikt të hershëm me një person, i cili gjithashtu ndodhej në këtë disko, ku duket se janë nxehur gjakrat mes të rinjve.

Nga të shtënat në ajër nuk pati të lënduar, ndërsa dëshmitarët u shprehën se u përfshinë nga paniku dhe kishin parë njerëz të gjakosur.

Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pasi Nina kishte ngacmuar një femër më herët dhe mbrëmjen e së shtunës, është përballur me të dashurin e saj.

Të shtënat me armë te "Havana" për një vajzë, mes klientëve dhe dy ministra

“Disa dolën të gjakosur”, dëshmitari rrëfen tmerrin gjatë të shtënave në diskon verore