Transmetuar më 11-07-2018, 13:29

Mjalti është një nga produktet që konsumohet më së shumti dhe jo vetëm për tu shijuar por edhe për pjesën e kozmetikës.

Falë vetisë së tij kuruese, mjalti përdoret gjerësisht në kozmetikë por jo vetëm.

Ja disa maska tonifikuese për trupin dhe mirëmbajtjen e tij.

Tonifikues për banjo shkuma: Përgatisni një xhel me dush natyral. Miksojmë së bashku 2 lugë mjaltë, 1 lugë çaji miell, 1 lugë çaji vaj perimesh, 1 pikë vaj esencial livando dhe më pas e përdorim për të mesazhuar trupin.

Banjo ushqyese: Shtoni dy lugë mjaltë, 100 gramë sode buke dhe 2 lugë bajame të ëmbla në ujin e nxehtë të banjës.

Masazh anti-celulitit:  50 ml vaj i ëmbël bajame dhe 2 lugë mjaltë, përzihen bashkë dhe vendoset ne zonat e prekura duke e masazhuar.

Krem energjik për fytyrën– Përzieni së bashku dy pika vaj esencial selino dhe një lugë gjelle mjaltë limoni, pastaj përhape lehtë në lëkurë në vend të kremit të zakonshëm.

Gjithashtu nuk duhet harruar konsumimi i ujit në temperaturë normale, pra jo të ftohtë.