Transmetuar më 11-07-2018, 13:26

Deputeti demokrat ironizon Ministrinë e Arsimit: Skandal me dëftesat, s’dinë të numërojnë deri në 10

Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me dëftesat e nxënësve.

Me anë të një postimi në rrjetin social të facebook, Boçi shkruan se e gjitha kjo është “Papërgjegjshmëri dhe paaftësi qe bëjnë dokumentin juridikisht te pavlefshëm”.

Ai ka vijuar më tej duke shtuar se: “Mos u habisni! Ministria që nuk di të numërojë deri në dhjetë, është Ministria e Arsimit. Për të qeshur e për të qarë”.

Boçi duke publikuar edhe fotografinë e një dëfetese, ka përdorur nota ironizuese ndaj Ministrisë së Arsimit.

Ai shkruan se, “Megjithëse titullarja ka mbaruar matematikë, në dëftesën e lirimit pas numri 9 vjen numri 11.

Ai shton se “Në këto dëftesa  Mungon lënda nr. 10. Rastësia është e përjashtuar tashmë, sepse dëftesa e printuar ka marrë dakordësinë e titullares”.