Transmetuar më 11-07-2018, 13:21

Kryeministri Edi Rama flet lidhur me negociatat me Greqinë dhe pritshmëritë që ka prej tyre.

Në një intervistë të dhënë greke të lajmeve “AMNA”, Rama thotë se problemet janë të vështira mes dy vendeve.

Por Kryeministri shton se zgjidhja e tyre është absolutisht e nevojshme.

Ai thotë se, gjëja më e rëndësishme është që jo vetëm të zgjidhen këto probleme, por të çohen ato në një tjetër nivel, bashkëpunimi dhe partneriteti.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të kapërcejnë të kaluarën dhe të arrijnë në nivelin e marrëdhënieve që kanë qytetarët e dy vendeve mes njëri-tjetrit”, tha Rama.

Sipas tij, “Marrëveshja do të përfundojë me një dokument të ri strategjik bashkëpunimi. /a.y/noa.al