Transmetuar më 11-07-2018, 10:52

Klubi i Milanit tashmë ka kaluar në pronësinë e amerikanëve të “Elliott Management Corporation”, pasi pronari kinez Yonghong Li ka dështuar të paguajë në kohë borxhin ndaj kësaj kompanie.

Bëhej fjalë për 32 milionë euro të marra borxh për blerjen e klubit milanez.

Pas tejkalimit të afatit, kompania vendosi të aktivizojë klauzolën që i jep të drejtë të marrë në pronësi Milanin.

“Pronësia dhe kontrolli i kompanisë aksionare që e ka në pronësi AC Milanin sot i është transferuar Elliott Advisros (UK) Limited”, thuhet në komunikatë.

“Ky transferim ka ndodhur si pasojë e hapave të ndërmarrë për t’i zbatuar interesat e sigurisë të Elliott pasi pronari i mëparshëm i AC Milanit nuk e pagoi në kohë borxhin ndaj Elliott”, vijon komunikata e kompanisë./a.m./noa.al/.