Transmetuar më 10-07-2018, 23:03

Cristiano Ronaldo meriton të jetë pjesë e folklorit të Real Madrid, sipas Sergio Ramos, me kapitenin e klubit që ka nderuar tashmë ish-shokun e ekipit.

Juventus ka blerë anësorin për 105 mln euro dhe Ramos ka falënderuar Ronaldo-n ditën e martë, duke iu referuar me pseudonimin spanjoll “El Bicho”.

“Cristiano, golat e tu, shifrat e tua dhe gjithçka që kemi fituar së bashku flasin vetë,” shprehet mbrojtësi në Twitter.

“Ke merituar një vend të përhershëm në historinë e Real Madrid. Tifozët nuk do të të harrojnë kurrë.

“Ka qenë një nder i madh të luaja pranë teje, El Bicho. Përqafim i madh dhe fat të mbarë.”

Gjithashtu, klubi i Real Madrid ka publikuar në faqen zyrtare letrën që ylli portugez ka shkruajtur për vitet që ka kaluar në Madrid:

Letra e Ronaldos e publikuar në faqen zyrtare te Real Madrid:

Këto vite tek Real Madrid kanë qenë mbase vitet më të lumtura të jetës time. Kam vetëm ndjenja mirënjohjeje për këtë klub dhe për këtë qytet. Mundem vetëm të falenderoj të gjithë për dashurinë që kam marrë. Megjithatë, mendoj se ka ardhur momenti të hap një fazë të re të jetës time dhe për këtë i kam kërkuar klubit të pranojë transferimin tim. U kërkoj të gjithëve, veçanërisht tifozëve që të më kuptojnë. Kanë qenë 9 vite të mrekullueshme dhe unike. Ka qenë një moment emocionues për mua, plot konsideratë por edhe i vështirë sepse Real Madrid është shumë kërkues. E di mirë që nuk do të harroj kurrë që kam shijuar futbollin në mënyrë unike./a.k/noa.al/