Transmetuar më 10-07-2018, 21:07

Hulumtuesit nga “Virginia Tech” kanë ardhur në përfundim se, mushkonjat e bezdishme e nganjëherë edhe të rrezikshme mund t’i mbajnë mend objektivat e tyre të preferuar, për këtë arsye duhet të merren masat për dezinfektim.

Ekipi i hulumtuesve zbuloi se dopamina është arsye kryesore që e rrit aktivitetin nervor, që i ndihmon të përpunojë erë në menyrë që t’a mbajnë mend.

Pikërisht se cilat aroma priren t’i nxisin mushkonjat më shumë, mbeten ende të panjohura, mirëpo studiuesit pohojnë se janë duke punuar në rrugë për gjetjen e mjeteve më efikase për luftimin e mushkonjave.

Janë të njohura disa bimë të cilat mbajnë larg mushkonjat, ndër to janë:

1. Lulja Lavander

2.Lulja me aromë mint

3. Lulja me aromë limoni