Transmetuar më 10-07-2018, 14:18

Ismail Morina, i njohur nga të gjithë si “Ballisti” që ngriti flamurin e Shqipërisë së Madhe në ndeshjen me Serbinë në Beograd, është lënë i lirë.

Ditën e sotme ai ka bërë me dije lajmin e mirë, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Miorina ka publikuar një fotografi me konsullin e Shqipërisë në Bari, Adrian Haskaj, ku falënderon gjithë mbështetësit e tij.

“Me konsullin e përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë të akredituar në Bari të Italisë zotërinë, dashamirin Adrian Haskaj. Përgëzime të veçanta strukturave të shtetit shqiptar që janë përfshirë në përpjekjet për lirimin tim, respekt për Kroacinë dhe Italinë në paanshmërinë e treguar prej tyre dhe mirënjohje gjithë atyre që zbritën rrugëve të kryeqytetit shqiptar në mbrojtjen time.

I LIRË !!

Rroftë shpirti i shqiptarit!!

Ismail Morina (Ballisti)”.

Morina u ndalua në Kroaci në vitin 2017, me një urdhër arresti të Serbisë, nën akuzat e nxitjes së urrejtjes kombëtare.

Nga Kroacia Ismail Morina u transferua drejt një burgu në Itali, ku vazhdoi gjykimin për të fituar lirinë.

Gjithçka pasi autoritetet kroate, refuzuan që ta ekstradojnë në Serbi. /a.y/noa.al