Transmetuar më 07-07-2018, 14:15

Gazeta greke “Kathimerini”, shkruan se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë rrezikon që të ngrijë përkohësisht.

Në një shkrim të kësaj të përditshme, thuhet se Presidenti shqiptar Ilir Meta është skeptik për këtë marrëveshje.

Por nga ana tjetër shkruhet se Kryeministri Edi Rama është i gatshëm dhe i vendosur për të ecur përpara.

Këto qëndrime por edhe marrëveshja me Maqedoninë, duket se bëhen shkak për shtyrjen e marrëveshjes.

Kjo e përditshme thotë se marrëveshja do të qëndrojë në sirtar deri në janar të vitit 2019, moment kur pritet ratifikimi i marrëveshjes për çështjen e emrit me Maqedoninë, nga ana e parlamentit grek.

Po ashtu thuhet se për palën shqiptare është e hapur çështja çame, ndërsa për atë greke nuk ekziston.

Si çështje që kanë gjetur zgjidhje përmendet kthimi i eshtrave të ushtarëve grek, njohja e patentave shqiptare, teksa vijon puna për heqjen e ligjit të luftës. /a.y/noa.al