Transmetuar më 07-07-2018, 08:10

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, me një mënyrë të veçantë, duke promovuar turizmin në Shqipëri.

Bëhet fjalë për një video, ku reklamohen bukuritë shqiptare, teksa një i moshuar i bie çiftelisë.

Video të cilën noa.al e sjell më poshtë është publikuar nga “Travel Planet”, agjencia ndërkombëtare e turizmit.

“Me këtë prezantim të bukur të Shqipërisë publikuar nga agjencia ndërkombëtare e turizmit, Travel Planet, ju uroj një fundjavë të qetë”, shkruan Rama.

Pamjet tregojnë disa prej zonave turistike më të frekuentuara nga pushuesit nga jugu në veri.

Kur të shihni videon më poshtë, do bindeni se është një nga mënyrat më të gjetura, për të promovuar bukuritë e vendit tonë. /a.y/noa.al