Transmetuar më 05-07-2018, 22:56

Gjatë mbrëmjes së sotme në parlament u votua pro shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në sallë ka pasur edhe kundërshti, ku ajo që ka rënë në sy në sy është përplasja e kryeministrit Edi Rama me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko.

Ai i ka dalë kundër Ramës dhe për këtë ka pasur një sherr të madh me të në Kuvend.

Rama ka ngritur zërin dhe i ka thënë Majkos:

‘Mua mos më bëj numra, nëse do të votosh kundër atëherë ik në shtëpi’.

Pas kësaj, ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka vendosur të braktisë sallën e parlamentit./a.k/noa.al/