Transmetuar më 04-07-2018, 20:25

Një aksident i frikshëm ndodhi në fshatin Dagomys të qytetit të Soçit në Rusi.

Disa kalimtarë u morën përpara nga një automjet që doli nga rruga dhe u ngjit me shpejtësi mbi trotuar.

Të paktën gjashtë persona u përplasën dhe njëri prej tyre humbi jetën në vend ndërkohë të tjerët pësuan dëmtime të ndryshme.

Policia konfirmoi vdekjen e një 63-vjeçari ndërkohë tre prej të plagosurve janë ende në spital.

Raportohet se shoferi udhëtonte i përgjumur në timon.

Në stadiumin e Soçit pritet të luhet sfida çerekfinale mes Rusisë vendase dhe Kroacisë për Botërorin./a.m./noa.al/  

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd