


Pak ditë më parë opozita bëri një kërkesë zyrtare në Komisionin e Kulturës dhe Medias, ku kërkonte që kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, të thirrej në seancë dëgjimore, lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar.
Por kryebashkiaku është përgjigjur zyrtarisht, ku refuzon që të shkojë.
Veliaj thotë se i ka dhënë të gjitha sqarimet lidhur me këtë çështje.
Madje ai sqaron se të gjitha pikëpyetjet kanë marrë përgjigje nga projektligji dhe relacioni shoqërues, si dhe nga shpjegimet e dhëna në komisionet parlamentare, nga përfaqësuesit e bashkisë.
Kjo seancë dëgjimore u kërkua të mbahej ditën e sotme, për shkak se në seancën parlamentare të së enjtes është parashikuar të kalojë për votim projektligji për Teatrin.
Kujtojmë se javën e kaluar Veliaj, lajmëroi arritjen e një marrëveshjeje mes Bashkisë së Tiranës dhe artistëve për ndërtimin e një teatri të ri. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





