Transmetuar më 04-07-2018, 10:40

Zi dhe dhimbje e madhe për këngëtaren 79-vjeçare Tina Turner. Djali i madh i saj,

Craig Raymond Turner, 59 vjeç, u gjet i vdekur mbrëmjen e kësaj të marte, në banesën e tij në Studio City, të California, SHBA.

Nga informacionet paraprake siç raportojnë mediat amerikane, Craig i ka dhënë fund jetës, duke u qëlluar me plumb pistolete në kokë.

Sakaq deri më tani nga ana e këngëtares e cila prej vitesh jeton në Zvicër pranë një liqeni në Zyrih, nuk ka asnjë deklaratë apo reagim.

Craig ishte djali i madh i këngëtares, si fryt i lidhjes, me saksofonistin e bandës së saj Raymond Hill, shkruan noa.al.

Katër vite më vonë këngëtarja u martua me Ike Turner, i cili e adoptoi. Çifti u bë me një djalë, Jake, i cili tashmë është 57 vjeç.

Nuk ka ende qëndrim zyrtar lidhur me vdekjen e Craig, por paraprakisht flitet për vetëvrasje me armë zjarri. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd