Transmetuar më 03-07-2018, 20:23

Dy aktorët e njohur shqiptarë Ervin Bejleri dhe Bes Kallaku kanë hedhur një hap të madh duke u bërë pjesë e projekteve të rëndësishme përtej kinematografisë shqiptare.

Ata janë pjesë e cast-it të një filmi amerikan ku luajnë aktorët e famshëm Louis Mandylor dhe Armand Assante.

Filmi titullohet “The Brave” dhe pritet të dalë së shpejti në kinema.

Lajmi bëhet publik nga vetë aktori Bes Kallaku përmes një postimi në rrjetet sociale.

“‘The Brave’, së shpejti në kinema”, shkruan Besi në Instagram teksa poston edhe sekuenca nga filmi.

Jemi mësuar ta shohim në role humori, tashmë Besi do jetë pjesë e një filmi aksion. Disa skena janë luajtur në Tiranë./a.m./noa.al/