Transmetuar më 02-07-2018, 21:26

Ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar i ka hapur rrugë çeljes së Turbinës, skenës provizore ku do të performojnë aktorët.

Në inaugurimin e Arturbina, emri i ri që po përdoret nga autoritetet pasi më herët ishte emërtuar si Turbina, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se tanimë kjo godinë i është kthyer artistëve.

Kreu i qeverisë tha se ndërtesa do të ketë dy salla, teksa nuk kurseu ironitë me kritikët për Teatrin Kombëtar.

“Ishte një kohë jo shumë e largët, fare e afërt, vetëm 4 vjet më parë, kur mbi truallin shtetëror kishte rënë perdja e braktisjes.

Pas saj zhdukeshin koka, piktura, e objekte të veçanta dhe zgjeroheshin faqet e mykut.

Teksa qeveritë iknin dhe vinin duke i anashkaluar përherë, sallat i ngjanin varrezave.

Ne s’kemi bërë çudi, por ça gjera i kemi bërë. Duan, s’duan ata që dinë çfarë nuk duan dhe s’dinë çfarë thonë”, tha Rama.

Teatri Kombëtar ka shkaktuar debate të nxehta në komisione parlamentare, me pretendimin e opozitës se në truall do të ndërtohen kulla. /k.k/noa.al/