Transmetuar më 02-07-2018, 08:07

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e parë të javës, me një shkrim dedikuar turizmit në Shqipëri.

Ai ka publikuar një artikull të një reviste zvicerane, ku Shqipëria renditet mes vendeve që duhen vizituar gjatë vitit 2018.

“Me këtë artikull të revistës zvicerane “TravelNews”, dedikuar turizmit dhe të apasionuarve pas udhëtimeve, që e rendit Shqipërinë në kalendarin e vendeve në planet që nuk duhen humbur pa u vizituar gjatë vitit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Shqipëria mes destinacioneve të vitit 2018

Revista zvicerane “TravelNews” që i dedikohet turizmit profesional dhe gjithë të apasionuarve pas udhëtimeve rendit Shqipërinë në kalendarin e saj të vendeve që duhen vizituar.

Duke renditur disa prej vendeve më të veçanta të planetit me muajt më të përshtatshëm për t’i vizituar “TravelNews” e lidh Shqipërinë me muajin qershor në një artikull që i dedikohet udhëtimeve për vitin 2018.

Shqipëria, vendi që kufizohet me detin Adriatik në perëndim është mi e lirë se sa Kroacia dhe pret më pak turistë se sa Mali i Zi.

Ajo ofron varietet mbresëlënës vargmalesh dhe zonash arkeologjike në të cilat koha nuk ka ndryshuar.

Përveç florës dhe faunës shumë të pasur, Shqipëria është gjithashtu shtëpia e shumë parqeve kombëtare.

Çmimet e hoteleve janë jashtëzakonisht të lira, plazhet nuk janë të mbytura me turistë dhe ujërat e kristaltë janë njësoj si vendet që ëndërron të vizitosh në Karaibe.

Nga ana tjetër, 300 ditë diell flasin vetë, atëherë përse të mos udhëtosh për në Shqipëri? /a.y/noa.al