Transmetuar më 29-06-2018, 18:35

Në mesin e debatit politik për prishjen e Teatrit Kombëtar, Kryeminsitri Rama ka njoftuar në rrjetet sociale se kur do të hapet skena e re për artistët, Turbina.

Në facebook, Rama ka shkruar se ajo do të hapet në datën 2 korrik.

“Të hënën 2 korrik në mbrëmje hapet në Tiranë SKENA e RE #Turbina. Një tjetër investim i qeverisë shqiptare për artistët dhe dashamirët e Teatrit, Baletit, Muzikës e Arteve Pamore”, shkruan Rama.

Teatri Kombëtar vijon të jetë një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës, me këtë të fundit që akuzon se është një aferë e pastër korruptive.

Gjithsesi, gjithçka duket e përfunduar pas marrëveshjes së Bashkisë së Tiranës me aktorët, dhe çuarjen në kuvend të projektligjit. /k.k/noa.al/