Transmetuar më 26-06-2018, 22:11

Pas vendimit të Këshillit të ministrave të Jashtëm të BE-së, për moshapjen e negociatave me Shqipërinë, reagoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai shkruan se krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Sipas Bashës nëse nuk luftohen këto fenomene edhe në 2019 do të marrim refuzimin e rahdës.

Basha kërkon një kthesë për të shpëtuar të ardhmen evropiane të vendit, por pa specifikuar mënyrën sesi.

 "Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë.

Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.

Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane", shkruan Basha./m.sh/noa.al/