Transmetuar më 23-06-2018, 12:07

Deputeti socialist Eduard Shalsi ka përjetuar emocione të forta mbrëmjen e kësaj të premteje, prej djalit të tij të madh.

I biri Patriku, ka përfunduar maturën dhe Shalsi, ndihet krenar pa fund për të.

Ai ka publikuar një fotografi me djalin, për të cilin thotë se është gati për një start të ri.

Shalsi shpreh bindjen se në rrugëtimin që do të nisë do t’ia dalë me sukses

“Patriku gati për një start të ri…

Në ceremoninë e përfundimit të maturës së tim biri, Patrikut, ndjeva emocione të veçanta dhe kujtuam rrugëtimin e tij që nga klasa e parë deri në vitin e fundit të gjimnazit.

Fillon një etapë e re në rrugëtimin e tij dhe jam i bindur se do t’ia dalë me sukses”, shkruan Shalsi. /a.y/noa.al