Transmetuar më 23-06-2018, 11:03

Një shqiptar i moshës 33-vjeçare u gjet i pajetë mbrëmjen e së enjtes, në banesën e tij në rrugën Tota, në Castelli Romani të Italisë.

Viktima u gjet i shtrirë në tokë përmbys, ndërkohë që kishte shenja në fyt, ku dyshohet se mund të jetë mbytur. Hetuesit italianë janë përqendryuar në pistën e vrasjes.

Shqiptari i cili punonte si shofer kamioni dhe pa precedentë penalë, nuk ishte shumë i njohur në zonë, për shkak se pjesën më të madhe të kohës ishte në punë.

Alarmi për të u dha nga miqtë e tij, të cilët prej ditësh nuk kishin lajme nga ai.

Priten rezultatet e autopsisë për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes së shqiptarit.

Nuk përjashtohet mundësia që viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ta ketë njohur vrasësin dhe ti ketë hapur vetë derën. /a.y/noa.al

Ngjarje e rëndë në Itali, shqiptari gjendet i vdekur, dyshohet se e kanë mbytur