Transmetuar më 23-06-2018, 10:46

Ra nga krevati ku flinte, por vogëlushja 9 muajshe gjeti vdekjen e menjëhershme. Një dramë e vërtetë ajo që ndodhi këtë të enjte në një apartament në Leung Shui, në distriktin e Tuen Mun, të Hong Kong.

Dadoja e kishte vendosur foshnjën të flinte në krevatin e prindërve pa asnjë mbrojtëse, dhe ishte larguar për disa momente, por teksa ishte në gjumë, e vogla ishte rrotulluar, duke u përplasur në dysheme.

Gruaja lajmëroi menjëherë prindërit, të cilët njoftuan ndihmën e shpejtë.

Por vogëlushja u gjet pa ndjenja dhe pavarësisht tentativave për ta përmendur, çdo gjë rezultoi e kotë.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje, dadoja tha se e kishte vendosur vogëlushen në krevatin e madh, pasi sa herë që e çonte te krevati i vetë, qante pa pushim.

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që deri më tani nuk ka rrethana të dyshimta, ku mendohet se gjithçka ka qenë aksidentale. /a.y/noa.al