Transmetuar më 23-06-2018, 10:05

Donte të digjte plehrat, por situata i doli nga kontrolli dhe u bëri dëm dy fshatrave.

Mentor Hatia, 47 vjeç, banues në Kallm, Fier, u arrestua pasditen e kësaj të premteje.

Ndalimi i tij u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman.

Për rrjedhojë ai ka lënë pa rrugë kalimi dy fshatrat Belinë dhe Kallm.

Gjatë marrjes në pyetje, Hatia tha se situata i kishte dalë nga kontrolli dhe nuk kishte mundur të ndalonte flakët.

Në ngarkim të tij hetimet janë në vijim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. /a.y/noa.al

Foto ilustruese