Transmetuar më 23-06-2018, 09:51

Ndeshja e mbrëmjes së të premtes mes Zvicrës dhe Serbisë, bëri jehonë jo aq prej rezultatit se sa prej simbolit të shqiponjës së bërë pas golave, nga dy futbollistët nga Kosova, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Por ky veprim i futbollistëve është kritikuar së tepërmi nga serbët, duke e cilësuar si “Provokacja”.

Mediat serbe, një prej tyre “Kurir” shkruan se FIFA duhet të reagojë menjëherë ndaj provokimeve.

“E papranueshme! FIFA duhet të reagojë urgjentisht për shkak të këtij provokimi”, shkruan kjo media.

Ndërkohë media të tjera serbe, e cilësojnë rezultatin, për shkak të ndikimit të gjyqtarit.

Sakaq ‘B92’ shkruan, “Mezi priti, Xhaka provokoi me festimin me shqiponjë”. /a.y/noa.al

Kapiteni i Serbisë ofendon Xhakën dhe Shaqirin: Primitiv, jemi 10 vjet para tyre

Xhaka dhe Shaqiri gjunjëzojnë Serbinë, i dhurojnë fitoren Zvicrës