Transmetuar më 23-06-2018, 09:20

Një aksident tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, i ka marrë jetën një basketbollisti shqiptar.

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Gazmend Sinani, i cili është pjesë e kombëtares së Kosovës.

Sinani ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Gjakovë.

Krahas Sinanit, kanë mbetur të plagosur edhe Fisnik Rugova, Granit Rugova, Altin Morina, si dhe fizioterapisti Kujtim Shala.

I riu ka qenë pjesë e ekipit turk të Fenerbahçes, ndërsa më parë ka luajtur për Prishtinën, Bashkimin e Rahovecin.

Sinani ishte anëtar i kombëtares së Kosovës, që nga pranimi i FBK-së në FIBA. /a.y/noa.al