Transmetuar më 23-06-2018, 08:55

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane për prostitucion, ka përfunduar në pranga.

I arrestuari nga blutë e kryeqytetit, është 47-vjeçari Marko Hidri, me banim në Tiranë.

Ndalimi i tij është i përkohshëm, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Hidri është dënuar nga Gjykata e Italisë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.

Aktualisht zyra e Interpol Tirana po kryen veprimet e mëtejshme për ekstradimin e tij drejt Italisë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese