Transmetuar më 23-06-2018, 08:29

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Rinasit.

Tre automjete dy “Ford”, një “Golf” dhe një furgon tip “Benz”, janë përplasur fuqishëm mes tyre.

Më konkretisht, rreth orës 06:40, në rrugën e Rinasit janë përplasur tre mjete ku për pasojë janë dëmtuar 6 persona S. B., 29 vjeç, A. B., 28 vjeç, O. M., 23 vjeçe, R. M., 22 vjeç, G. V., 22 vjeç, R. H., 51 vjeç.

23-vjeçarja O. M., ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Siç mund të shihni në fotografi, makinat duken të bërë copash.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin, është bërë shpejtësia e madhe e mjeteve.

Aktualisht nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur, ndërkohë që të plagosurit janë dërguar në spital. /a.y/noa.al