Transmetuar më 23-06-2018, 08:09

Një ndeshje emocionuese më shumë se futboll, përfshirë dhe patriotizmin brenda.

Kështu u përjetua mbrëmjen e së premtes, përballja me Serbinë, nga futbollistët e Kosovës që luajnë me kombëtaren e Zvicrës,

Dy golashënuesit Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pas golit bën simbolin e shqiponjës, duke emocionuar shqiptarët e pranishëm në stadium, por edhe gjithë ata që po i ndiqnin nga ekrani.

Pak pas përmbylljes së ndeshjes, Graniti i ka ndarë emocionet e tij në rrjetet sociale.

Me anë të një postimi në Instastory, ku ka ndarë një foto të tijën dhe Xherdan Shaqirit, Xhaka ka shkruar, “Ia dolëm vëlla”.

Por ai nuk është ndalur me kaq, madje ka ndarë disa vargje të krijuara për të dhe të përhapura me shpejtësi në rrjetet sociale, “Moj Serbi rrjetën ta shpova, se mu m’thojnë Granit Kosova”. /a.y/noa.al