Transmetuar më 23-06-2018, 00:02

Moderatorja Ilda Bejleri duket se e ka ndjekur ndeshjen Zvicër-Serbi dhe si të gjithë është ndjerë shumë krenare.

Ajo ka bërë një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ku shfaqet duke bërë shqiponjën me duar.

Kjo ka ardhur pas fitores së Zvicrws kundwr Serbisw.

Zvicra ka marrë një fitore me vlerë përballë Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin botëror, “Rusi 2018”.

Zvicerianët kanë marrë një fitore drithëruese në fund të ndeshjes falë golave të dy shqiptarëve nga Kosova.

Takimi përfundoi me rezultatin 2-1 për Zvicrën.

Fillimisht ka qenë Serbia që ka kaluar e para në avantazh shumë shpejt me anë të Mitrovic në minutën e 5’.

Golat për Zvicrën u shënuan nga Granit Xhaka në minutën e 52’ dhe Xherdan Shaqiri në të 90’.

Pas kësaj fitoreje Zvicra ka 4 pikë po aq sa Brazili i cili fitoi ditën e sotme përballë Kosta Rikës me rezultatin 2-0./a.k/noa.al/