Transmetuar më 22-06-2018, 22:15

Unikkatil është një nga reperët më të pëlqyer nga shqiptarët.

Data 4 Gusht do e sjellë atë në një koncert në trojet shqiptare.

Data tashmë është konfirmuar nga vetë lideri i TBA përmes një postimi në rrjete sociale.

Me 4 Gusht, reperi i njohur do performojë në Durrës por kjo s’do jetë e vetmja risi!

Mes tjerash, në postimin e bërë, Unikkatil ka paralajmëruar edhe këngë të reja në muajin Korrik.

Një verë plot me angazhime për reperin i cili është aktivizuar si kurrë më parë.

Shumë nga vargjet e tij janë kthyer në refren për shqiptarët që adhurojnë muzikën e tij./a.k/noa.al/