Transmetuar më 22-06-2018, 22:00

Dy supergola i dhanë fitoren Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Ata që vendosën fatet e këtij takimi ishin dy shqiptarët, Xhaka dhe Shaqiri, të cilët shënuan edhe golat.

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Granit Xhaka lëshon një të majtë të kalibruar duke baraspeshuar rezultatin.

Ndërsa për fitoren mendoi Shaqiri që pas një inkursioni personal ekzekutoi një super gol.

Festa e dy shqiptarëve ishte tipike sikur të luanin për ekipin e Shqipërisë.

Një fitore që për Serbinë dhemb dyfish. /k.k/noa.al/