Transmetuar më 22-06-2018, 20:58

Sasi të vogla kokaine që derdhen në lumenj shkaktojnë një sërë ndikimesh tek peshqit, duke vuajtur nga humbja e muskujve, gunga të dëmtuara dhe ndryshime hormonale, ka zbuluar një studim.

Ndikimi i gjurmëve të kokainës në fiziologjinë e ngjalave evropiane mund të pengojë migrimet e tyre përmes oqeaneve për t’u riprodhuar, sipas studiuesve që ekzaminuan ndikimin e drogës.

Përqendrimet e vogla të kokainës në testet laboratorike janë ekuivalente me nivelet e gjurmëve të gjetura në lumenj dhe sistemet e ujit nga përdorimi ilegal i drogës, veçanërisht pranë qyteteve të mëdha.

Gjatë eksperimentit, është hedhur 1 gram kokainë për një litër ujë për 50 ditë. Ngjalat e ekspozuara ndaj kokainës u dukën "hyperactive" dhe muskujt e tyre skeletik treguan prova të lëndimeve të rënda, duke përfshirë prishjen e muskujve dhe enjtjen.

Edhe pasi u lanë në ujë të pastër, sërish u gjetën dëmtime të muskujve dhe rritje të nivelit të kortizolit.

Ky hormon i stresit mund të shkaktojë humbje të yndyrës dhe ngjalat evropiane kërkojnë rezerva të majme për të bërë një migrim të suksesshëm në Detin Sargasso në Atlantikun e Perëndimit, ku ato rriten. /k.k/noa.al/