Transmetuar më 22-06-2018, 19:12

Udhëtimet në zona të pashkelura nga qytetërimi modern shpesh kanë treguar se është aventurë që ia vlen.

Në zona të ndryshme ka ende fise të prapambetura që jetojnë si ato që kemi parë vetëm në të ashtuquajtur “filmat me indianë”.

Një nga këto fise të izoluara nga bota e qytetëruar jeton ende në një zonë të Indisë.

Bëhet fjalë për fisin e quajtur Apatani. Femrat e kësaj tribuje kanë një veçori.

Ato i kanë hundët të mbyllura, modifikim ky i bërë nga burrat.

E gjithë kjo bëhej që ato të ishin sa më pak tërheqëse që mos t’i shkonte mendja askujt për t’i rrëmbyer nga tributë e egra fqinje.

Tashmë, në këtë fis jeton brezi i fundit i grave “hundëtapë”.

“Kam udhëtuar në shumë vende dhe kam fotografuar shumë tribu, por ishte hera e parë që shikoja një modifikim të tillë në hundë. Historia pas këtyre modifikimeve ishte edhe më interesante”, thotë Omar Reda, fotografi libanez që ka siguruar këto imazhe./a.m./noa.al/