Transmetuar më 22-06-2018, 18:49

Në një adresë në Instagram me emrin e trajnerit gjerman të Liverpulit Jurgen Klop ishte publikuar një foto e dy tifozëve seksi shqiptare që ranë në sy të mediave të huaja gjatë evropianit të vitit 2016.

Postimi i Klop u shpërnda nga moderatorja e sportit Eva Murati.

“Nuk e di ta marr për kompliment apo….”, shkruan Eva duke ironizuar tifozet.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i njërës prej tyre, pikërisht Rike Roçit që me sa duket nuk e ka pritur mirë postimin e Evës.

“T’i themi shoqes E.M. të Tring (tani e zbulova kush është) që për kompliment duhet ta marrë foton time që ka publikuar në Story-n e saj. Unë për vete nëse shoh një femër të bukur dhe të mirë më bëhet qejfi”, shkruan Roçi.

Nuk dihet nëse adresa me emrin Jurgen Klop është vërtetë e trajnerit gjerman./a.m./noa.al/