Transmetuar më 22-06-2018, 18:13

Një i dënuar ka humbur jetën në spitalin e burgut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë ndërkohë vetëm sot u bë publike për mediat.

Raportohet se i dënuari që ka humbur jetën është 53-vjeçari Gëzim Allushi.

Ai ka ndërruar jetë pasi ka pësuar një sulm në zemër.

Allushi është arrestuar në Shkurt të vitit 2014 në qendër të Kamzës teksa u kap me katër kallëpë dinamiti.

Allushi vuante dënimin në burgun e Elbasanit por ishte transferuar në Tiranë në spitalin e burgut pasi kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Policia sqaroi zyrtarisht se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale./a.m./noa.al/