Transmetuar më 22-06-2018, 17:28

Një studim italian ka zbuluar mekanizmat e shprehjes se pse “Një mollë në ditë, mban doktorin larg”.

Gjithçka në sajë të disa molekulave anti-inflamatore, anti-diabet dhe anti-kancer, polifenoleve që gjenden në tulin dhe lëkurën e mollës dhe që luajnë një rol vendimtar në aparatin tretës.

Zbulimi është bërë nga “Fondazione Edmund Mach” i San Michele në Adige (Trento), në bashkëpunim këshillin për kërkimet e Agrikulturës.

Rezultatet e studimit u botuan në revistën shkencore “Food Research International”.

Studiuesit zbuluan se transformimi i polifenoleve në 110 forma kimike, luajnë rol vendimtar në florën intestinale dhe për pasojë në organizëm, duke e ruajtur të shëndetshëm.

Studimi zbuloi se asnjë nga këta elementë të pranishëm në lëngun e mollës, nuk gjenden siç është në kokrrën e plotë, shkruan noa.al.

Kësisoj këshillohet që molla të hahet e plotë dhe jo në trajtë lëngu. /a.y/noa.al