Transmetuar më 22-06-2018, 17:10

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet tronditëse kur një gjarpër i llojit piton ka mbërthyer një qen.

Episodi është regjistruar në një fshat të Tajlandës dhe është filmuar nga banorët e zonës.

Me gjithë përpjekjet e dëshpëruara të qenit, gjarpri duket tepër i fortë dhe nuk e lëshon.

Fshatarët e zonës i vijnë në ndihmë kafshës së gjorë.

Ata përdorin disa shkopinj të gjatë dhe përpiqen të largojnë gjarprin.

U deshën minuta të tëra betejë që zvarraniku i rrezikshëm të lirojë qenin./a.m./noa.al/