Transmetuar më 22-06-2018, 16:24

Një vajzë 19-vjeçare angleze, nuk kaloi provimet dhe humbi vitin akademik në universitet. Kështu ajo duhet të paguante sërish tarifën për vitin e humbur, por nuk kishte para.

Lara Calthrop zgjodhi kështu që ti japë fund jetës. E bëri duke i dalë përpara një treni në hekurudhën e Hildenborough, në Kent, katër ditë para Krishtlidjeve të vitit 2017.

Gjithçka pak pasi mori të atin Ben në telefon, të cilit i tha se po kthehej në shtëpi, nga Londra.

Burri e kuptoi nga zëri se diçka nuk shkonte me të bijën, ndaj tentoi që ta ritelefononte, por pa përgjigje.

Kështu vendosi që të nxitojë drejt stacionit, por ende pa mbërritur, u njoftua që e bija kishte vdekur.

Lara ishte studente në Queen Mary’s University në Londrës, por nuk kishte pasur guximin që t’u tregonte prindërve vështirësitë me të cilat po përballej.

“Për ne gjithë problemet e saj ishin të zgjidhshme, por një 19-vjeçare nuk mund të arsyetojë njëlloj si një i rritur”, tha i ati në një intervistë për mediat angleze këtë të mërkurë.

Ai apeloi prindërit e tjerë që të kenë kujdes me fëmijët, në mënyrë që të mos e pësojnë si vajza e tij. Lidhur me vdekjen e së resë, policia ka hapur një hetim për të zbuluar më shumë dinamikën e ngjarjes. /a.y/noa.al