Transmetuar më 22-06-2018, 15:54

Mjaftoi afro një orë shi që kryeqyteti të kthehet në një mini-Venecia, ku rrugët u mbuluan nga uji.

Pamjet që shikoni në fotografi vijnë nga Tirana, ku reshjet e dendura të ujit, shkaktuan përmbytje të shumta.

E nëse faji mbetet gjithmonë jetim, me gjasë pusetat nuk e kanë bërë punën.

 Uji i furishëm në rrugë i ka detyruar qytetarët që të zbathen për të kaluar dhe për të shkuar në destinacionet e tyre.

Por reshjet parashikohen që të vijojnë edhe gjatë natës dhe ditës së nesërme, e pritet të shihet se çfarë do të ndodhë.

Ndërkohë nëpërmjet fotografive dhe videos, mund të shihni se çfarë lanë pas reshjet e sotme.  /a.y/noa.al 

Permbytje ne Tirane on Vidnews.