Transmetuar më 22-06-2018, 11:06

Deputeti i Partisë Demokratike Myslym Murrizi, i është kthyer me tone të ashpra, ish-ministres Majlinda Bregu.

Ai i drejtohet Bregut duke thënë se, të vazhdosh të bësh opozitën e opozitës me kaq shumë zell, do të thotë që “borxhi” është shumë i madh dhe një borxh i akumuluar herët ose me interesa shumë të larta.

“Të fajësosh PD për qeverisjen e PS kaq bajate besoj që do ta kishte të sikletshme edhe vete partia mëmë e rilindjes së sotme, madje kaq “egër” nuk ka folur as shefja juaj Romana!!! Ehhh sa bela e madhe është kur të ka ngecur “GREPI” thellë”, shkruan Murrizi.

Reagimi i plotë i Murrizit

“Të vazhdosh të bësh opozitën e opozitës me kaq shumë zell, do të thotë që “borxhi” është shumë i madh.

Një borxh i akumuluar herët ose me interesa shumë të larta.

Të kesh qenë 6 vjet ministre e PD pa asnjë kontribut në PD nga viti i krijimit të saj (1990-2007), dhe të luftosh prej 5 vitesh vetëm PD (2013-2018), do të thotë se ja ke shitur shpirtin “DREQIT”

Të mburresh se prej 5 vitesh në opozitë të PD, ke “sakrifikuar” shumë se ke bërë njëherë sherr me Aldon, më duket sa për të qeshur aq dhe për të Q…arë.

Në fakt PD për të qarë në vitin 2013 e latë ju “LIDERA” hamullorë që pasi morët pushtet nga sakrifica e DEMOKRATËVE , harruat DEMOKRATËT dhe i shërbyet vetes.

Nga 2013-2017 nuk folët një fjalë për drogën, për krimin për korrupsionin për tenderat për konçensionet për këtë qeveri që përzuri nga ky vend 400 mijë shqiptarë.

Nuk folët për Tahirin për Balilin për Habilin për kohilin por nuk latë gjë pa thënë për PD dhe demokratët.

Ndoshta ashtu ishte “LOJA”, që sot të ishit këtu ku jeni.

Negociatat nuk i pengon as Basha e as DEMOKRATËT, por vëlla “pasha” dhe kleptokratët.

PD është krijuar në dhjetor të vitit ‘90 me thirrjen e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe nga protesta kundër baballarëve të ministrave të sotëm, që mbollën diktaturën mbi shpinën e shqiptarëve.

Të fajësosh PD për qeverisjen e PS kaq bajate besoj që do ta kishte të sikletshme edhe vete partia mëmë e rilindjes së sotme, madje kaq “egër” nuk ka folur as shefja juaj Romana!!!

EHHH sa bela e madhe është kur të ka ngecur “GREPI” thellë.

Kur të mbushet mendja që duhet të jesh gjithë kohën në karrige, nuk shikon më se kë lufton e kujt i bie, mjafton ti shërbesh atyre që të mbajnë në karrige.

Po se mos je e vetmja apo e para????

Që të hapen shpejt dhe pa kushte negociatat, i bëj thirrje qeverisë ti ngrejë rrogat të “punësuarve” të fundit dhe të punësoj edhe disa “LIDERA” të tjerë që të kemi sa më shumë opozitarë të opozitës.

Bile nga nesër po mendoj që jo vetëm të “zihem” me Aldon, por mund të “plagos” edhe Pollon që të siguroj një “vend pune” në NATO.

AHHH sikur të shpenzohej gjithë kjo “energji” për të punuar dhe lobuar për Shqipërinë, sa mirë do të ishte.

Po 125 deputetet holandezë nuk “varen” nga ju Majlinda???” /a.y/noa.al