Një ditë më parë parlamenti i Holandës me 125 vota kundër vendosi të mos miratojë hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Sipas tyre Shqipëria nuk ka plotësuar kushtet që ishin vënë nga BE duke nisur nga lufta ndaj krimit të organizuar dhe drogës.
Por pas këtij vendimi vjen edhe reagimi i parë nga Shqipëria.
Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Edi Paloka bën ironi me qeverinë e Edi Ramës pas këtij vendimi.
Paloka shkruan se Holanda vendosi kundër Shqipërisë për shkak se Rama uli çmimin e kanabisit.
"Nga Holanda pritej se si hakmarrës që janë, nuk ja falën Edvinit që uli çmimin e kanabisit në Evropë. Pastaj, siç tha shoku Gramoz, ata shtet kriminal janë.
Për Francën e sqaroi Tao Palla, zëvendësi direkt i Rampalles!
Ishte një gabim i vogël i stafit teknik, por që do të riparohet shpejt, kanë dërguar në Francë atletet e gabuara.
I kanë dërguar me nr e këmbës së Macron, ndërkohë që Macron kërkoi atletet origjinale që mbante veshur lideri magjepsës dhe mundësisht të pa lara. Deri në dhjetor ky gabim do korigjohet", shkruan Paloka.
Madje ai i rikthehet edhe temës së kampit të refugjatëve në Shqipëri duke shkruar se Ramës nuk ia ka kërkuar kush, por është vetëofruar.
"Po Gjermania ?!!
Sa herë i ka kërkuar takim Merkel, lideri ka pranuar menjëherë ta takoj…E ka marrë me vete dhe gjithe sharmin e tij magjepses. Nuk është kursyer.
Madje pa ja kërkuar, është veteofruar dhe për kampe terroristësh në Shqipëri. Thjesht për xhentilesë.
Po atehëre çfare ka Gjermania?
Në rrugë jodiplomatike qarkullon thashethemi se sebep është bërë fakti që Merkel synonte të kapte një vend në zyrat e BE-së, por atë vend e zuri Shqipëria.
E çfare faji ka Edvini në këtë rast ?! Ai vend ishte me konkurs, kush ishte më e zonja e fitoi…
Po nuk thonë kot që nga xhelozia çfare nuk bën njeriu.
Gjermania nuk u mjaftua me një “Jo” të thjeshtë, po paska renditur dhe një mori me kushte; krimi i organizuar, korrupsioni, drejtësi e pavarur, rikthim në funksion të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhje të lira, ministra në burg …
E çfarë lidhje ka qeveria me këto ?!
Xhelozia !", shprehet ai./m.sh/noa.al/