Transmetuar më 21-06-2018, 21:47

Pak ditë nga vendimi i Këshillit të Europës, për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë, një lajm aspak i mirë bvjen nga Holanda.

125 deputetë të këtij vendi votuan sot kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.

Mediat holandeze kanë shkruar se arsyet e këtij vendimi janë kërkesat që ka Holanda për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Po ditën e sotme, gazeta holandeze “De Telegraaf” paralajmëroi votën kundër të Holandës në takimin e liderëve të vendeve të BE-së në Bruksel, në 28 dhe 29 qershor.

Sipas këtij artikulli, shumica e partive të parlamentit holandez kishin shprehur kritika mbi zbatimin e reformave në Shqipëri, dhe kryesisht vettingun dhe reformën në drejtësi. /k.k/noa.al/