Transmetuar më 21-06-2018, 18:44

Ashtu siç edhe është raportuar më herët në media, duket se Gjermania e ka marrë tashmë vendimin për të dhënë dakordësinë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Pavarësisht pengesave që mund të dalin nga Holanda, ky vend ka vlerësuar progresin e bërë nga vendi ynë për 5 prioritetet.

Qëndrimin pro të Gjermanisë e ka konfirmuar Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas takimit që ai ka pasur me homologun gjerman Horst Seehofer.

“Sapo përfundova një takim shumë miqësor dhe produktiv me ministrin Seehofer. Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE. Dritë jeshile për hapjen e negociatave”, deklaroi Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj pas takimit në Gjermani.

Bashkë me Xhafajn ishin të pranishëm edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Në takim u diskutua mes të tjerash edhe forcimi i bashkëpunimit kundër krimit të organizuar./a.m./noa.al/