Transmetuar më 21-06-2018, 12:52

Një këngëtare e njohur turke, është vrarë teksa ishte duke kënduar në një lokal.

Krimi i rëndë u shënua gjatë natës, ende pa zbardhur dita e enjte.

Bëhet fjalë për këngëtaren Hacer Tulu, 40 vjeçe, e cila u qëllua teksa këndonte në një lokal të mbushur me turistë.

Tulu po këndonte në një lokal në një resort turistik në zonën e Bodrumit, në momentin kur u ekzekutua me pistoletë.  

Krahas saj mbetën të plagosur edhe katër persona të tjerë.

Policia ka arrestuar katër persona lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al