Transmetuar më 21-06-2018, 12:01

Mediat greke shkruajnë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ai grek, Nikos Kotzias, kanë përmbyllur marrëveshjen mes dy vendeve.

Bëhet me dije se përmbyllja e marrëveshjes është bërë në Rodos të Greqisë dhe pritet të firmoset në fund të muajit qershor.

Nënvizohet se Kryeministri Edi Rama dhe ai grek Alexis Tsipras, do e nënshkruajnë marrëveshjen gjatë një takimi që do mbahet mes tyre, gjatë samitit të Bashkimit Europian, më 28 dhe 29 qershor.

Bëhet fjalë për finalizimin e negociatave për çështjet e mbetura pezull mes dy vendeve, ku në fund të muajit do të bëhet dhe nënshkrimi i marrëveshjes, nëse nuk del ndonjë e papritur.

Por mediat greke shkruajnë se marrëveshja i jep zgjidhje heqjes së ligjit të luftës, kufirit detar, por se përjashton çështjen çame.

Po ashtu nënvizohet se nëse nuk do të kishte ndërhyrë Presidenti Ilir Meta, marrëveshja do të ishte arritur më parë. /a.y/noa.al