Transmetuar më 21-06-2018, 11:41

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë vendimin ditën e sotme, duke konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Apelit Tiranë, Ilir Toska.

Gjyqtari i cili iu nënshtrua procesit të vettingut, për shkak se kandidon për Këshillin e Lartë Gjyqësor, rezultoi i pastër.

Në seancën e djeshme në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit relatorja Valbona Sanxhaktari, deklaroi se gjyqtari nuk ka probleme me pasurinë.

“Nga hetimi i pavarur dhe i thelluar i komisionit konstatohet se subjekti pas verifikimit rezulton se ka vetëm një apartament 83 m2 në Tiranë në vlerë 50 mijë euro”, deklaroi relatorja.

Po ashtu Sanxhaktari tha se nuk rezulton që gjyqtari Toska të ketë pasuri të fshehura.

Vendimi ndaj gjyqtarit Tosska, u mor nga trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. /a.y/noa.al