Transmetuar më 20-06-2018, 23:13

Prej kohësh moderatorët dhe aktorët e trupës së ‘Portokalli’, spektaklit më të dashur të humorit, kanë treguar se një surprizë po përgatitet.

 Por pritjes i erdhi fundi, pasi sot u zbuluan detajet e para.

Edhe këtë verë spektakli i humorit do të zhvendoset në sheshet e qyteteve. Nën logon e “Verë dhe Portokalle”, moderatorja e spektaklit Xhemi Shehu ka zbuluar detajet e destinacionit të parë të spektaklit.

“Rikthehet ‘Verë dhe portokalle’. Në 21 qershor në orën 20:00, në qytetin e mrekullueshëm të beratit. Mos mungoni”,-ka shkruar ajo, krahas fotos me kolegët.

Kujtojmë se ky spektakël është kthyer në një traditë që përfshin një pjesë të mirë të qyteteve në Shqipëri, Kosovës dhe trojeve të tjera shqiptare.